Breaking News

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit: Vendimi për Palestinës është e drejtë e palestinezëve

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit ka deklaruar se vendimmarrja për Palestinën është e drejtë legjitime e popullit të këtij vendi.

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit ditën e martë në prag të Ditës Botërore të Kodsit, në llogarinë e vet në Twitter ka shkruar: “Për shtatë dekada me radhë Bashkësia Ndërkombëtare ka qenë e pasuksesshme në zgjidhjen e çështjes së Palestinës, për arsye se planet e propozuar nuk kanë qenë në koordinim me të vërtetat dhe rrënjët historike të çështjes së Palestinës. Republika Islamike e Iranit beson se vetëm palestinezët janë ata të cilët gëzojnë të drejtën legjitime, mund dhe duhet të vendosin për Palestinës, të gjithë së bashku myslimanë, të krishterë dhe hebrenjtë”.

Vlen të theksohet se e premtja e fundit e muajit të shenjtë të Ramazanit me iniciativën e Imam Khomejnit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, është shpallur Dita e Kodsit të shenjtë.