Breaking News

Heiko Maas: Rikthimi i shpejtë në kushtet para virusit Korona, është iluzion

Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë duke folur për dëmet e shkaktuara nga përhapja e virusit Korona në vendeve e ndryshme evropiane, ka thënë se kompensimi i këtyre dëmeve do të zgjasë shumë kohë.

Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se Heiko Maas ditën e hënë në një konferencë për shtyp, ka deklaruar: “Shumë vende po kërkojnë një strategji për kthim të shpejtë dhe të parakohshëm në kushtet para përhapjes së virusit Korona, mirëpo ne kërkojnë një lëvizje dhe një progres të koordinuar, të dakorduar dhe transparent mes vendeve anëtare të BE i cili të mos jetë i bazuar vetëm në interesat tregtare, por në radhë të parë t’u japë prioritet çështjeve të shëndetësisë në Evropë”.

Maas shtoi: “Ne nuk duhet të kemi këtë iluzion se kthimi i parakohshëm në fushën e biznesit është i mundshëm, prandaj pikërisht për këtë arsye duhet thënë qytetarëve se këto kufizime do të ekzistojnë në çdo vend si në bregdete, restorante, por edhe brenda në qytete”.