Breaking News

Filipçe: Fituam betejën e parë me coronavirusin, por lufta nuk ka përfunduar

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp theksoi se edhe pse kemi rritje të numrit të të infektuarve, epidemia është nën kontroll.

Filipçe tha se rritja e numrit të të infektuarve vjen si pasojë e takimeve private dhe në festa të ndryshme nëpër shtëpi dhe se Komisioni për Sëmundje Infektive ka dalë me konkludim se rritja e numrit vjen si pasojë e zbutjes së masave.

“Betejën e fituam, por nuk kemi përfunduar me luftën. Në asnjë rast nuk u mbingarkuan kapacitetet tona. Masat kufizuese po lehtësohen gjithkund me qëllim që të kthehet jetesa në normalitet. Komisioni miratoi plan për lehtësimin e masave, por virusi është këtu dhe askush nuk është imun. Coronavirusi do të mbetet këto dhe ne duhet të fitojmë imunitet”, tha Filipçe.