Breaking News

Ruhani: Iran ka vepruar me sukses në përballje dhe administrimin e krizës së virusit Korona

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se statistikat dhe shifrat e publikuara në lidhje me përballjen dhe administrimin e epidemisë Covid-19 në krahasim me vendet e tjera, tregojnë se Irani ka vepruar me sukses në këtë drejtim.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e enjte në ceremoninë e përurimit të projekteve kombëtare të Ministrisë së Energjisë dhe Ministrisë së Bujqësisë në provincën Islam nëpërmjet videokonferencës, deklaroi: “Republika Islamike e Iranit në përballje me virusin Korona që është përhapur anë e mbanë botës, ka gjendje të mirë”.

Presidenti iranian në vazhdim gjithashtu tha se Irani në sigurimin e artikujve ushqimorë dhe disa artikujve elementar ka arritur në nivelin vetëmjaftueshmërisë, shtoi: “Irani në vitin e pestë me radhë në prodhimin e grurit është në nivelin e vetëmjaftueshmërisë dhe ky është një sukses i rëndësishëm që ka ndodhur më rrallë”.