Breaking News

Pentagoni me kontratë 400 milionë dollarë për prodhimin e armëve që përdoren në Azinë Perëndimore

Pentagoni për prodhimin e mitralozave që përdoren në Afganistan, Irak dhe Liban ka nënshkruar një kontratë në vlerë 400 milion dollarë me kompanitë e prodhimit të armatimeve në Amerikë.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) ka nënshkruar një kontratë në vlerë 400 milionë dollarë me kompanitë e prodhimit të armatimeve në këtë vend për të prodhuar mitraloz të modelit M16A4 të cilat përdoren në Afganistan, Irak, Liban dhe në disa vende të tjera.

Pentagoni ditën e kaluar ka deklaruar: “Dy kompanitë prodhuese të armatimeve individuale dhe të lehta me emrat “F.N. America” nga Karolina Jugore dhe “Kelts Manufacturing” nga Kentaky do të konkurrojnë për të nënshkruar një kontrata në vlerë 383 milionë dollarë me Pentagonin”.

Departamenti amerikan i mbrojtjes këto kontrata i nënshkruan me kompanitë prodhuese të armatimeve në kohën kur ky vend gjithnjë praninë e vet në rajonin e Azisë Perëndimore e ka deklaruar të domosdoshëm për vendosjen e sigurisë. Ndërkohë që luftërat dhe konfliktet më të mëdha të rajonit deri më tani në mënyrë të qartë janë krijuar nga politikat hegjemoniste të Amerikës.