Breaking News

Franca reagon ndaj çështjes së heqjes së embargos së armeve ndaj Iranit, thellësisht jemi të zotuar ndaj marrëveshjes së Vjenës dhe KS

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Francës ka publikuar një deklaratë në lidhje me heqjen e embargos së armëve kundër Iranit në muajin tetor 2020 dhe ka theksuar se Franca thellësisht është e zotuar ndaj marrëveshjes së Vjenës dhe rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB.

Ministria e Punëve të Jashtme të Francës njëkohësisht me këtë ka thënë: “Heqja e embargos së armatimeve të OKB në muajin tetor të këtij viti që është përcaktuar me anë të rezolutës 2231 të KS të OKB, mund të ketë pasoja themelore për sigurinë dhe stabilitetin rajonal”.

Ndërkohë Maxhid Takhtravançi, përfaqësuesi i Iranit në OKB, përpjekjet e Amerikës për të vazhduar embargon e armëve kundër Iranit i ka quajtur në kundërshtim me rezolutën e lartpërmendur të KS të OKB dhe ka deklaruar: “Ky pretendim se Amerika akoma është pjesë e marrëveshjes bërthamore, është komedi e paparë historike dhe tërësisht e papranueshme”.

Përfaqësuesi i Iranit në OKB ka shtuar: “Amerika me daljen e vet nga marrëveshja bërthamore, ka shkelur edhe rezolutën 2231 edhe zotimet që kishte pranuar në kuadër të marrëveshjes bërthamore me Iranin”.