Breaking News

Ruhani: Kriza virusit Korona, sprovë për efikasitetin e të gjitha vendeve

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se epidemia Covid-19 është një sprovë për efikasitetin e të gjitha vendeve dhe të shoqërive njerëzore.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të mërkurën (sot) në mbledhjen e qeverisë, tha: “Vendet aktualisht po zhvillojnë një rivalitet të ashpër për ta vendosur nën kontroll virusin Korona, për të gjetur kurim, për ta shkurtuar periudhën e kurimit dhe për parandalimin e përhapjes më të madhe të kësaj epidemie”.

Ruhani në vazhdim vuri në dukje zgjuarsinë e personelit shëndetësor dhe bashkëpunimin e qytetarëve në Iran për ta vendosur nën kontroll virusin Korona dhe tha: “Kapaciteti aktual i Iranit në fushën e lëndëve dezinfektuese dhe higjienike është deri në atë nivel sa që jo vetëm se plotëson nevojat e brendshme, por ka krijuar një potencial të mirë edhe për eksportim”.

Presidenti iranian në lidhje me gjendjen e tregun e naftës, tha: “Sot çdo vend që është mbështetur më shumë në naftë, është në gjendje më të vështirë, mirëpo Republika Islamike Iranit pasi që me dashje apo padashje e ka reduktuar mbështetjen e vet në të ardhurat naftore, me padyshim se do të ketë më pak dëme e humbje në këtë drejtim”.