Breaking News

Paralajmërime të frikshme vijnë edhe nga shefi i Programit Botëror për Ushqim të OKB

Drejtori i Programit Botëror Ushqimor të OKB (WEP) ka paralajmëruar se bota përveç krizës së përhapjes së epidemisë Covid-19, po përballet edhe më katastrofë njerëzore.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se David Beasley, drejtori ekzekutiv i programit botëror ushqimor të OKB, të martën në një videokonferencë në Këshillin e Sigurimit të OKB, ka deklaruar: “Përhapja e virusit Korona në përmasa botërore, ka krijuar krizën më të madhe njerëzore që nga Lufta e Dytë Botëror dhe KS duhet të marrë veprime të shpejta në këtë drejtim.

David Beasley gjithashtu ka thënë se 135 milionë njerëz po përballen me krizën e urisë dhe 130 mijë persona të tjerë ndodhen në prag të krizës ushqimore si pasojë e përhapjes së virusit Korona.

Ky funksionar i OKB deklaroi: “Programi ushqimor botëror aktualisht po ndihmon të shpëtojë rreth 100 milionë persona dhe kjo shifër deri disa vite më parë ishte rreth 80 milionë njerëz. Nuk kemi shumë kohë dhe duhet të veprojmë në mënyrë racionale dhe të shpejtë, sepse nëse nuk do të arrijmë t’i ndihmojmë ata të cilët kanë nevojë jetike, analizat tregojnë se gjatë një periudhe 3 mujore do të humbin jetën 300 mijë njerëz për shkak të urisë”.