Breaking News

Korona dhe shpallja e “katastrofës së madhe” në të gjitha shtetet e Amerikës

Si rezultat i shtimit për çdo ditë e më tepër të krizës së virusit Korona në Amerikë, për herë të parë në historinë e këtij vendi është shpallur gjendje e “katastrofës së madhe” në të gjitha shtetet e Amerikës.

Faqja informative “Hill” ka raportuar se shpallja e gjendjes “katastrofa e madhe” në shtetin e fundit të Amerikës, do të thotë në Wyoming ka ndodhur në po atë ditë në të cilën Amerika në numrin e viktimave të virusit Korona e kaloi Italinë dhe u vendos në krye të vendeve të botës sa i përket viktimave të shkaktuara nga virusi Covid-19.

Presidenti amerikan Donald Trump ditën e diele me anë të një mesazhi të Twitter, duke konfirmuar shpalljen e gjendjes “katastrofa e madhe” në të gjitha 50 shtetet e këtij vendi, është shpreh optimist se Amerika të fitojë luftën me virusin Korona.

Trump gjatë 22 ditëve të kaluara ka shpallur gjendje emergjente në të gjithë Amerikën.

Sipas ligjeve të Amerikës, gjendja “katastrofa e madhe” dallon nga gjendja emergjente dhe shpallet në kohën kur mundësia për t’iu përgjigjur një krize del jashtë kapaciteteve dhe potencialeve shtetërore-provinciale dhe lokale.

Vlen të theksohet se Amerika aktualisht ka 560.433 persona të infektuar me virusin Korona dhe 22.115 vdekje të regjistruara si pasojë e virusit Covid-19 dhe këto statistika e bëjnë Amerikën vendin më të prekur nga virusi Korona në botë si në aspektin e të infektuarve ashtu edhe në aspektin e viktimave.