Breaking News

Gjermania paralajmëron për pasojat e krizës së virusit Korona

Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë ka paralajmëruar për pasojat ekonomike dhe njerëzore të shkaktuara nga përhapja e virusit Korona në Evropë.

Heiko Maas, ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë, ditën e diele në një artikull të publikuar në numrin special të gazetës “Welt”, ka shkruar: “Nëse me përhapjen e virusit Korona të gjitha vendet dhe rajonet e botës do të përballen me shkatërrime ekonomike dhe njerëzore, atëherë edhe Gjermania nuk do të mbetët e qëndrueshme”.

Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë ka shkruar: “Vetëm uniteti dhe solidariteti evropian nuk është i mjaftueshëm, sepse duhet shfrytëzuar edhe mendjen ekonomike”.

Ministrat e financave të Bashkimit Evropian kanë miratuar një buxhet të përbashkët në shumë 500 miliardë euro për t’u përballur me pasojat ekonomike të përhapjes së virusit Korona, mirëpo shtetet si Holanda dhe Italia kundërshtojnë këtë plan.

Në vazhdim, ministri i jashtëm gjerman ka shkruar: “Shtetet të cilat dëmtojnë vlerat themelore të Bashkimit Evropian, nuk duhet të presin të përfitojnë në mënyrë të pakufizuar nga përfitimet financiare të Bashkimit Evropian”.

Thuhet se Maas me këtë rast aludon Hungarinë ku Viktor Orban, kryeministri i këtij vendi, në fund të marsit me anë të një projektligji ka marrë kompetenca të gjera nga Parlamenti në emër të përballjes me krizën e virusit Korona.

Qeveria e Hungarisë përveçse ka ndaluar organizimin e zgjedhjeve gjatë periudhës së karantinës për shkak të virusit Korona, ka vendosur edhe masa ndëshkuese të rënda deri në shtatë vjet burg për daljen e paligjshme nga shtëpia dhe publikimin e lajmeve të pavërteta.