Breaking News

Arkitekti i sanksioneve të Amerikës pohon gënjeshtrat për lirimin e shkëmbimeve humanitare me Iranin

Diplomati i njohur si arkitekti i rrjetit të sanksioneve të Amerikës kundër Iranit i ka quajtur të pabaza pretendimet e qeverisë së Trump për lirimin e shkëmbimeve të artikujve humanitar nga sanksionet ndaj Iranit.

Richard Nephew, ish-funksionari i Departamentit Amerikan të Shtetit i cili njihet si arkitekti kryesor i sanksioneve kundër Iranit, ditën e diele në një intervistë me gazetën “Los Angeles Times”, ka treguar rolin e sanksioneve në frikësimin e kompanive, grupeve dhe vendeve të botës për të dërguar ndihma në Iran dhe në vendet e tjera për shkak se nuk është liruar shkëmbimi i artikujve humanitar nga sanksionet e Amerikës.

Richard Nephew ka thënë: “Kompanitë që shkelin sanksionet e Amerikës përballen me gjoba të rënda dhe rrezikun e hyrjes në shkëmbime humanitare me Iranin po e shikojnë shumë të lartë ndërsa fitimin e shkëmbimeve të tilla e shikojnë shumë të vogël. Si rezultat, ato kompani nuk rrezikojnë të bashkëpunojnë me Teheranin”.

“Los Angeles Times” ditën e diele ka shkruar: “Pavarësisht se qeveria e Amerikë në letër ka përjashtuar nga ligjet e sanksioneve dërgimin e ndihmave humanitare duke përfshirë artikujt ushqimorë dhe medikamentet në Iran, mirëpo në praktik sundon një gjendje tërësisht ndryshe”.

Pavarësisht kërkesave të brendshme dhe presioneve të Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj qeverisë së Trump për heqjen e sanksioneve kundër Iranit duke marrë parasysh krizën e përhapjes së virusit Korona, Shtëpia e Bardhë deri më tani nuk ka bërë kurrfarë hapi në këtë drejtim.