Breaking News

Irani i drejtohet OBSH: Sanksionet krim lufte

Privimi i një kombi nga e drejta e qasjes në medikamente, pajisje mjekësore dhe shërbime shëndetësore është e barabartë me krimin e luftës.

Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në selinë e OKB në Gjenevë, deklaroi se sanksionet e Amerikës kundër Iranit dhe privimi i njerëzve të pafajshëm nga e drejta e qasjes në medikamente, pajisje mjekësore dhe shërbime shëndetësore janë shembull i qartë i krimeve kundër njerëzimit. Ismail Baghaij Hamana, ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në selinë e OKB në Gjenevë, ditën e premte me anë të një letre drejtuar Tedros Adham, drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e ka quajtur qeverinë e Amerikës bashkëpunëtore të virusit Korona në vrasjen e njerëzve dhe ka shkruar: “Sanksionet e Amerikës janë bërë shkak për mbylljen e transaksioneve bankare të Iranit me vendet e tjera duke moslejuar as blerjen e artikujve të nevojshëm për sistemin shëndetësor të Iranit për t’u përballur me virusin Korona”.  Ismail Baghaij Hamana në këtë letër ka kujtuar edhe qëndrimet e fundit të Antonio Guterres, sekretarit të përgjithshëm të OKB i cili ka thënë se tani është koha e solidaritetit dhe jo e izolimit, ka theksuar edhe një herë kërkesën e sekretarit të përgjithshëm të OKB për heqjen e sanksioneve imponuese kundër disa vendeve me qëllim të krijimit të qasjes së popujve në medikamente dhe pajisje mjekësore dhe shërbime shëndetësore. Said Namaki ministri iranian i shëndetësisë, në kuadër të takimit virtual rajonal të OBSH në Teheran pasi vuri në dukje se përballja me virusin korona ka nevojë për bashkëpunim global shtoi se sanksionet e Amerikës kundër kombi iranian barazohen me gjenocid kundër  njerëzimit dhe ato kërcënojnë seriozisht shëndetin në botë. Më herët Ministri i Jashtëm i Iranit Muhamed Xhavad Zarif ka denoncuar edhe një herë Shtetet e Bashkuara për refuzimin e tyre për të hequr sanksionet ndaj Iranit në mesin e pandemisë vdekjeprurëse të koronavirusit, duke thënë se Uashingtoni është duke e avancuar “terrorizmin ekonomik” të tij në një nivel të ri të “terrorizmit mjekësor” kundër iranianëve. “SHBA ka kaluar nga sabotimi dhe atentatet dhe zhvillimi i një lufte terroriste ekonomike ndaj iranianëve, në “terrorizëm mjekësor”  ne mesin e pandemisë COVID-19, ” tha në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Twitter. Diplomati i lartë i Iranit shtoi se “terrori mjekësor” i SHBA-së kundër iranianëve “madje e tejkalon edhe atë që do të ishte e lejueshme në fushën e betejës”. Ministri i Jashtëm i Iranit më pas i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që të ndalonte mbështetjen e “krimeve të luftës” të kryera nga administrata amerikane dhe të mos respektojë sanksionet “imorale dhe të paligjshme” kundër kombit iranian. Ndërsa shumë vende të botës i kanë bërë thirrje Uashingtonit të heqë sanksionet në kulmin e pandemisë globale, administrata e Donald Trump është “hakmarrë” duke refuzuar t’i japë fund “ndëshkimit të paligjshëm dhe kolektiv” të saj, pjesërisht nën presionin e grupeve të lobit izraelit. Sipas verdiktit të GJND të marrë më 8 maj 2018, Amerika është e obliguar që të heqë të gjitha pengesat për transferta monetare dhe financiare për artikujt që përfshijnë medikamentet, pajisjet mjekësore, pajisjet bujqësore, pajisjet për avionët e transportit civil dhe pajisjet e nevojshme në aeronautikë. Sipas vendimit të kësaj gjykate Amerika ka hequr nga sanksionet e saj mallrat e ashtuquajtura humanitare si medikamentet dhe pajisjet mjekësore mirëpo ky veprim nuk është pranuar nga Irani dhe organet e tjera juridike dhe ndërkombëtare. Ali Beman Eghbali Zarech ekspert i çështjeve juridike ndërkombëtare thotë se e drejta e shëndetit është një prej të drejtave themelore të të drejtave të njeriut në sistemin juridik ndërkombëtare. Prandaj çdo lloj sanksionesh për të penguar medikamentet, ushqimet, shërbimet mjekësore dhe nevojat fillestare të çdo njeriu konsiderohet shkelje e kësaj të drejtë. Megjithëse Irani përballet me presionet dhe sanksionet e Amerikës ai duke u mbështetur tek potencialet vendase ka bërë një rezistencë të jashtëzakonshme sidomos në përballje me virusin korona. Irani nga Bashkësia Ndërkombëtare prej që të zbatojë përgjegjësinë e saj ndërkombëtare dhe të kundërshtojë këto krime të Amerikës.