Breaking News

Zarif: Vazhdimi i politikës së njëanshme dhe të papërgjegjshme në botë, rezulton me dështimin e moralit dhe etikës

Ministri i punëve të jashtme të Iranit ka theksuar se nëse multilateraliteti botëror në kohën e Koronës përsëri nuk do të mund ta ndalë arrogancën në politikë dhe njëanshmërinë e papërgjegjshme, bota dhe vlerat morale do të pësojnë përsëri disfatë.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, të hënën në llogarinë e tij në Instagram, ka shkruar: “Për të dhënë rezultat përpjekja botërore, duhet besuar se i gjithë rruzulli tokësor është fushë e luftës dhe nëse një vend në çdo rajon të botës dështon në këtë luftë, atëherë dështon e gjithë bota. Bota u është borxh të gjitha përpjekjeve që janë bërë si në Vuhan si në Teheran, si në Milano, si në Madrid dhe si në Nju Jork, sepse lufta kundër Koronës është një betejë njerëzore, prandaj krijimi i pengesave në këtë betejë është veprim i pamoralshëm dhe kundër njerëzimit”.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit duke thënë se sistemi shëndetësor, qytetarët dhe qeveria e Iranit po përballet me virusin Korona ashtu sikur e gjithë Evropa dhe Amerika, shtoi: “Ajo që shton vuajtjen e iranianëve, janë njëkohësisht sanksionet dhe virusi Korona. Irani është i vetmi vend në botë i cili në luftën kundër Koronas nuk mund të blejë me lehtësi pajisje dhe artikuj mjekësor. Bota për të ngadhënjyer në këtë betejë, ka nevojë për një vullnet moral kundër ambicieve të tepruara të SHBA-ve dhe sanksionet dhe respektimi i sanksioneve nuk duhet lejuar që të rezultojnë në krime lufte”.