Breaking News

Për kë bien këmbanat?

“Koronavirusi nuk është më i rrezikshëm se luftërat që Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar në Azinë Perëndimore, luftërat që kanë lënë dhjetëra miliona njerëz të vdekur dhe të zhvendosur.

Nga ana tjetër, koronavirusi mund të ketë një dimension pozitiv; mund të jetë një pikë fillimi për fundin e perandorisë amerikane”, shkruan redaktori i gazetës Rai al-Youm. Abdel Bari Atuan, një analist i njohur në botën arabe, foli për komentet e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i cili të hënën (23 mars) bëri thirrje për rivendosjen e menjëhershme të një armëpushimi në disa rajone të botës me qëllim që të gjitha përpjekjet të mobilizohen dhe përqendrohen në drejtim të zhdukjes së sëmundjes fatale të Covid-19. Ai shkruan: “Antonio Guterres e bëri këtë kërkesë pa dashur të guxonte të përmendte emrin e atij që është prapa shumicës së këtyre luftërave, ai që siguron fonde dhe armatim për palët e përfshira në luftëra dhe që vendos sanksione dhe bllokada për të tjerët. Ishin amerikanët ata që sulmuan dhe okupuan Irakun dhe e çuan NATO-n të shkatërrojë Libinë dhe ta kthejë atë në një vend në rrënoja. Në Siri, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të plaçkisin naftën e sirianëve për të shpenzuar të ardhurat në dobi të grupeve separatiste dhe terroriste. Përveç kësaj, ne nuk i hedhim poshtë komentet e kinezëve që akuzojnë Shtetet e Bashkuara se janë të përfshirë në përhapjen e koronavirusit . Koronavirusi është padyshim shumë i rrezikshëm, por është shumë më pak i rrezikshëm sesa luftërat e filluara nga Shtetet e Bashkuara në Azinë Perëndimore, luftërat të cilat morën jetën e miliona njerëzve dhe që shkaktuan qindra mijëra njerëz të shpërngulur. Nga ana tjetër, koronavirusi mund të ketë një dimension pozitiv; mund të jetë një pikë fillimi për fundin e Perandorisë Amerikane. Dëmi i konsiderueshëm në ekonominë e Shteteve të Bashkuara i shkaktuar nga përhapja e koronavirusit mund të çojë në dobësimin e ndikimit amerikan në botë, sepse madhështia nuk është diçka që mund të fitohet nga vrasjet, lufta, tregtia e armëve dhe bllokada ”. Abdel Bari Atuan rithekson se koronavirusi ka tradhtuar karakterin racist të Shteteve të Bashkuara dhe tregoi rrëzimin e sistemit të tyre të kujdesit shëndetësor, dhe zbuloi se si autoritetet amerikane shpërfillën vuajtjet e të tjerëve. “Në konjukturën ku aeroplanët kinezë dhe rusë, të ngarkuar me mjete mjekësore, fluturojnë për në Iran, Itali, Spanjë dhe Francë, Donald Trump ka mbyllur qiellin e vendit të tij për evropianët dhe për shumicën e vendeve në botë, “thekson Atuan.