Breaking News

Franca nga frika e korona virusit tërheq ushtarët e saj nga Iraku

Franca ka tërhequr ushtarët e saj nga Iraku nga frika e përhapjes së virusit korona.

Lajmi bëhet i ditur nga agjenci Rusia Today sipas të cilës qeveria franceze ka marrë vendim për tërheqjen e të gjithë ushtarëve të saj nga Iraku për shkak të përhapjes së virusit Covid-19. Bilanci i viktimave nga korona virusi në Francë ka arritur në 1 331 të vdekur, ndërkohë janë 25 233 persona të infektuar – 2 933 persona më shumë se një ditë më parë. Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit në Francë tha në një konferencë sot se numri i viktimave në 24 orëve të fundit është 231. Jérôme Salomon paralajmëroi se Franca do të përballet me shumë familje në zi pasi numri i viktimave do të rritet. “Do të shohim shumë tragjedi familjare. Doktorët meritojnë admirimin dhe falenderimin tonë të përditshëm” tha Salomon. Po përballemi me një epidemi që paprecedentë të rëndë dhe që përhapet shpejt, dhe vala e rasteve të rënda tashmë është këtu” shtoi ai. Ndërkohë  qe në total janë 25 233 persona të infektuar me covid-19  prej tyre 2 827 qytetarë janë në terapi intensive.