Breaking News

Xhandarmëria serbe futet në Karaçevë, reagon Kastrati: KFOR-i të marrë përgjegjësi

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se është e papranueshme hyrja e xhandarmësisë serbe në territorin e Kosovës.

Kastrati përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se terrorizimi i banorëve të Karaqevës nga forcat serbe është i papranueshëm dhe për këtë duhet të bartin përgjegjësi edhe forcat e KFOR-it. “Hyrja e xhandarmërisë serbe në atë zonë dhe kontrollet që i bëjnë njerëzve është kërcënim direkt për qytetarët e Karaqevës në veçanti dhe për gjithë shtetin e Kosovës në përgjithësi”, ka shkruar Kastrati. “Është e papranueshme hyrja e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, të shpallur gabimisht me marrëveshje të Kumanovës si zonë neutrale. Terrorizimi i banorëve të Karaqevës nga forcat serbe është i papranueshëm dhe për këtë duhet të bartin përgjegjësi edhe forcat e KFOR-it. Ajo zonë është përcaktuar si zonë neutrale (edhe pse gabimisht) dhe e vetmja forcë që ka të drejtë hyrje në atë zonë është KFOR-i”, shtoi Kastrati.