Breaking News

Rritet bilanci i të infektuarve me Covid-19

Plot një muaj nga nisja e pandemisë, Italia ka regjistruar sot numrin rekord të viktimave brenda 24 orësh.

Numri i viktimave me COVID 19 ka arritur sot më 4032 e bilanci i 24 orëve të fundit është tragjik, janë 627 viktima më shumë se një ditë më parë. Numri i personave të infektuar është 47 021 e 2655 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën e po kurohen në repartet e terapive intesvie.Edhe persona të infektuar nga koronavirusi janë 5986 më shumë se një ditë më parë.Numri i pacientëve që po kurohen në struktura spitalore është 16 020 e 19 185 po kurohen në kushte shtëpie.Numri i personave të shëruar ka arritur sot më 5129 e janë, 689 të shëruar më shumë se një ditë më parë.Situata në rajonin e Lombardisë mbetet kritike ku deri sot janë 22 264 pacientë të infektuar e 2549 viktima. 1060 pacientë në këtë rajon janë në gjëndje kritike për jetën. Brenda 24 orësh në Lombardi janë regjistruar 380 viktima.Rajoni i Bazilikatës është rajoni me numrin më të ulët të personave të infektuar, 52 e deri më tani nuk ka asnjë viktimë.Rajoni i Lazios ka regjistruar sot një rritje shqetësuese në krahasim me një ditë më parë. Numri i personave të infektuar ka arritur sot më 1008 e janë shënuar deri më tani 48 viktima.Në Itali janë kryer deri më sot 206 886 tampone.