Breaking News

Amerika të mos lejojë t’i nxihet faqja më shumë se kaq

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh drejtuar popullit amerikan ka thënë: Çdo politikë dritëshkurtër dhe armiqësore që synon të dobësojë sistemin mjekësore dhe të kufizojë burimet financiare të Iranit në përballje me krizën e virusit Korona, ndikon direkt në procesin e përballjes me pandeminë e këtij virusi në të gjitha vendet e tjera të botës.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh kushtuar sanksioneve të qeverisë amerikane ka thënë se këto sanksione bëhen shkak që njerëzit e thjeshtë në Iran të privohen nga shëndeti, puna dhe të ardhurat dhe shtoi: Kombi iranian edhe kësaj here do të rezistojë fuqishëm përballë virusit korona dhe do të tejkalojë me sukses presionin e sanksioneve, politikave mizore dhe të strategjisë së presionit maksimal të qeverisë aktuale amerikane. A e pranonin populli amerikan që këto presione mizore kundër popullit bëhen në emër të tyre dhe me taksat e tyre? Presidenti iranian deklaroi se tani ka ardhur koha që populli amerikan të ngrejë zërin përballë qeverisë amerikane dhe asaj t’i kërkojë llogari. Ndër të tjera Hasan Ruhani shtoi: Mos lejoni që historia e Amerikës të nxihet më shumë se kaq. Megjithë përhapjen e krizës së virusit korona në të gjithë botë dhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit shumëpalësh për tu përballur me këtë pandemi, Amerika në kuadër të politikave të presionit maksimal kundër Iranit, ka vendosur sanksione të reja kundër Teheranit.