Breaking News

Amerika futet në recesion ekonomik

Megjithë pretendimet dhe shpresën e presidentit Donald Trump për shfrytëzimin e përfitimeve ekonomike të SH.B.A.-së në fushatën presidenciale të vitit 2020, faktori i papritur i shpërthimit të virusit korona apo Covid-19 shkaktoi rritje të paparë në tregueseve negative dhe një recesion në ekonominë më të madhe në botë.

Në një letër, ekonomistë të lartë të bankës, Banka e Amerikës paralajmëruan se ekonomia amerikane tani është në recesion të thellë. Michelle Meyer, krye-ekonomist në Bankën e Amerikës, banka e dytë më e madhe në Shtetet e Bashkuara, të enjten në një letër drejtuar klientëve, më 19 mars, tha se ekonomia amerikane për shkak të krizës globale të virusit Korona, ashtu si ekonomitë e tjera në botë është në recesion. “Ky është një recesion i thellë dhe serioz.” Ekonomia amerikane është prekur shumë nga kriza e virusit Korona gjatë javëve të fundit, me indeksin e bursës së Nju Jorkut që ka rënë me rreth 30 përqind vetëm në muajin e kaluar. Shqetësimet e investitorëve në Shtetet e Bashkuara për çështje të ndryshme janë rritur ndjeshëm me përhapjen e Koronavirus dhe sëmundjes së Covid-19. Këto çështje ka çuar në nxjerrjen e parashikime negative. Deutsche Bank, ka parashikuar se tregu i aksioneve do të bjerë edhe me 15-20 përqind të tjera. Disa parashikime janë edhe më pesimiste dhe tregojnë për një rënie të mëtejshme dhe recesion të thellë. Sigurisht, ekonomisti i lartë amerikan Michel Meyer beson se zgjidhja për këtë recesion është që politikëbërësit monetarë dhe ekonomikë të marrin në konsideratë stimujt agresiv ekonomik dhe  gjatë javëve të ardhshme t’i sigurojnë ato pa kufizime. Ndërkohë, banka qendrore e Amerikës “ Federale Reserve” me një veprim të paparë për të trajtuar ndikimin ekonomik të virusit korona të dielën më 15 Mars uli normat e interesit me 1% nga 1.25% në 0.25%. Gjithashtu u njoftua se 700  miliard dollarë likuiditet do të injektohen në treg dhe 200 miliardë dollarë të tjerë do të përdoren për të stimuluar tregun e huamarrjes dhe kredisë. Sidoqoftë, këto masa nuk e kanë penguar ekonominë amerikane të futet në recesion.  Kjo do të çojë në veçanti në një rritje të mprehtë të papunësisë në Shtetet e Bashkuara. Sipas Sekretarit të Thesarit të SHBA Steve Manuchin, përhapja e virusit Korona në Shtetet e Bashkuara mund të ngrejë nivelin e papunësisë deri në 20%. Trump gjithmonë ka përmendur arritjet e tij ekonomike si një kartë fituese, për të cilën ai beson se do ta përdorë për rizgjedhjen e tij në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2020 në SHBA, por një rritje e konsiderueshme e papunësisë dhe një recesion i thellë, duke përkeqësuar ekonominë e SHBA, do të çojë në rritjen e pakënaqësisë ndaj punës së administratës Trump, gjë e cila do të minojë shanset e tij për të fituar zgjedhjet e ardhshme.