Breaking News

Rëndohet bilanci në Itali dhe në Evropë

Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 2503, që do të thotë janë 345 viktima në 24 orët e fundit.

Rastet janë shtuar me 2989 duke e çuar në rreth 26062 numrin total, ndërsa sa i përket të shëruarave janë 192 më shumë duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2941. Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 7893. 2060 të infektuar janë në gjendje kritike në Itali. Numri i viktimave nga coronavirusi në Spanjë ka shkuar në 491, raportojnë zyrtarët shëndetësorë, që do të thotë se për një ditë ndërruan jetë 182 persona. Numri i rasteve u rrit nga 2,000 në 11,178, ndërsa Spanja mbylli kufijtë e saj, dhe mobilizoi një bllokim të pjesshëm për 47 milionë banorë. Bëhet e ditur se qytetarët francezë tani e tutje, nuk mund të dalin nga shtëpia pa posedimin e së paku një dokumenti ku detajohen arsyet, pasi mund të gjobiten për shkelje. Në Britani të Madhe tashmë është marrë vendim të shmangin kontaktin shoqëror, të punojnë nga shtëpia, si dhe të anulojnë udhëtimet jo thelbësore.