Breaking News

Iran, kurohen 5.710 persona të infektuar me virusin Korona, shkon në 1.135 numri i viktimave

Ministria e Shëndetësisë së Iranit ka deklaruar se deri më tani 5710 persona të infektuar me virusin Korona janë kuruar dhe janë liruar nga spitalet.

Alireza Raisi, zv/ministri i shëndetësisë së Iranit, sot në konferencën për shtyp deklaroi: “Në Iran, deri më tani janë regjistruar 17.361 persona të infektuar me virusin Korona dhe nga kjo shifër 5.710 persona janë kuruar dhe janë liruar nga spitalet, ndërsa për fat të keq deri më tani kanë humbur jetën 1.135 persona si pasojë e kësaj sëmundje”.

Vlen të theksohet se virusi Korona i cili filloi të përhapet nga qyteti Wuhan në Kinë, aktualisht ka shkaktuar të paktën 8000 viktima dhe 202 mijë persona të infektuar në të gjithë botën. Ndërsa rreth 83 mijë persona janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet.

Virusi Korona është deri më tani është përhapur në 165 vende të botës.