Breaking News

Irani: Amerika s’ka lidhje me konceptin shumë të respektuar të të drejtave të njeriut

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit ka hedhur poshtë raportet vjetore të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi statusin e të drejtave të njeriut në Iran.

Abas Musavi deklaroi të premten se një regjim që vret zyrtarisht, strehon grupe terroriste, që është haptazi dhe qëllimisht racist, që kërcënon të shkatërrojë qendrat historike dhe kulturore dhe që është i varur nga gënjeshtrat sistematike, nuk është në gjendje të komentojë konceptin shumë të respektuar të të drejtave të njeriut dhe të diktojë për shtetet e tjera të pavarura. Duke reaguar ndaj raportit vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për situatën e të drejtave të njeriut në Iran, Musavi vuri në dukje se regjimi amerikan nuk ka besueshmëri politike, ligjore dhe morale për të komentuar të drejtat e njeriut, duke deklaruar se një regjim, presidenti i të cilit me krenari urdhëron vrasjen e bijve më dinjitozë të Iranit, dhe bashkëpunëtorët e të cilit si Sekretari i Shtetit dhe i dërguari special i Iranit presin pa turp grupet më të neveritshme terroriste anti-iraniane, nuk kanë asnjë lidhje me konceptin shumë të respektuar të të drejtave të njeriut. Diplomati iranian theksoi se një regjim, presidenti i të cilit flet hapur pro racizmit, mbron diskriminimin fetar, i shikon gratë si një instrument të sensualitetit, ndalon njerëzit e tjerë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara thjesht për shkak të fesë dhe racës së tyre, dhe përkundër të gjitha rregulloreve dhe normave ndërkombëtare, kërcënon të shkatërrojë qendrat kulturore të vendeve të tjera, që është një aleat i regjimeve fëmijëvrasëse sioniste dhe saudite, nuk është në gjendje të japë këshilla për të drejtat e njeriut për shtetet e tjera.