Breaking News

Dy të infektuar me koronavirus në Kosovë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, përmes një konference për media kanë njoftuar se dy persona janë të infektuar me coronavirus në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia konfirmoi sot ne një konferencë për media se pas kryerjes së analizave në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike për SARS Cov 2 për 15 raste të dyshimta në Covid-19, dy (2) prej tyre kanë rezultuar pozitive. Ai tha se pacientët e konfirmuar pozitiv gjenden të shtrirë në Klinikën Infektive të Qendrës Klnike Universitare të Kosovës dhe se gjendja e tyre shëndetësore rezulton stabile. Një nga të konfirmuarit pozitiv në Covid-19 është një shtetase italiane e moshës 20 vjeçare, kurse pacienti i dytë, është kosovar i moshës 77 vjeçare. IKSHPK me institucionet e tjera kanë filluar menjëherë me gjurmimin e të gjitha kontakteve të dy pacientëve dhe janë marrë të gjitha masat e izolimit dhe vetkarantimit të personave më të cilët kanë qenë në kontakt të konfirmuarit pozitiv në Covid-19.