Breaking News

Shkon në 631 numri i viktimave nga Korona virusi në Itali

Italia vazhdon të ketë numrin më të lartë të viktimave nga korona virusi në Evropë.

Bilanci i të vdekurve nga koronavirusi në Itali, ditën e djeshme ka shkuar në 631 viktima. Shqetësuese prezantohet situata e koronavirusit në Itali dhe pak orë nga hyrja në fuqi e dekretit të ri të qeverisë italiane e cila ka shpallur zonë të e nën rregullin e masave drastike të limitimit të lëvizjes në të gjithë territorin. Zyra e Mbrojtës civile ka publikuar shifrat e reja në nivel kombëtar të cilat shënojnë 631 viktima e 10149 të infektuar. 877 të infektuar po kurohen në terapi intesive, 5038 në struktura spitalore e 2599 në kushte shtëpie. Rajoni i Lombardisë vazhdon të shfaqet më shqetësues me 5791 të infektuar e 468 viktima. Në rajonin e Lazios ku gjeografikisht është pozicionuar kryeqyteti Romë numri i të infektuarve është 116 e janë regjistruar 6 viktima. Personat e prekura nga koronavirus ka në të gjitha rajonet italian e ai më pak i prekur mbetet rajoni Bazilikatës me 7 pacientë e asnjë viktimë. Deri më sot në Itali janë kryer 60 761 tamponë.