Breaking News

Ruhani: Mjekët dhe infermierët në vijën e parë të frontit kundër korona

Mjekët dhe infermierët ndodhen në vijën e parë të frontit të luftës kundër virusit korona.

Kështu ka deklaruar Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit i cili në një mesazh në Instagram ka falënderuar dhe vlerësuar përpjekjet e bluzave të bardha dhe shtoi se sakrifica e tyre nuk do të harrohet kurrë. Përfaqësuesit e OBSH gjatë vizitave të kryera në disa qendra shëndetësore në Teheran, masat e ndërmarra nga Irani për përballjen me virusin korona i kanë quajtur të  vlefshme. Virusi Corona u zbulua në fund të vitit të kaluar në qytetin Wuhan në provincën lindore Hubei, dhe tani është përhapur në më shumë se 30 provinca të tjera të Kinës, si dhe mbi 100 vende të botës duke përfshirë SHBA, MB, Australi, Tajlandë, Koreja e Jugut, Japonia, Kanada, Franca, Itali, Iran, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Deri tani mbi 110 mijë persona janë infektuar nga virusi korona në të gjithë botën ndërsa kanë humbur jetën 3 mijë të tjerë. Kianoush Jahanpour, drejtori i përgjithshëm i marrëdhënieve me publikun në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Edukimit Mjekësor të Iranit njoftoi se:  Deri më tani, 8042 njerëz janë infektuar me koronavirus në Iran dhe 291 kanë vdekur. Gjithashtu, 2731 njerëz janë shëruar nga sëmundja.