Shtohet numri i viktimave të virusit Korona në Amerikë
Dy persona të prekur nga koronavirusi në Florida ndërruan jetë si pasojë e virusit.
Ky është rasti i parë jashtë shteteve të Uashingtonit dhe Kalifornisë duke e çuar numrin total të viktimave në SHBA në 17.
Deri tani në SHBA janë regjistruar 330 raste të të prekurve nga koronavirusi.
Ndërkohë dhe Pennsylvania konfirmoi rastin e parë.
Ekspertët e shëndetësisë bëjnë thirrje që qytetarët të ndjekin udhëzimet për higjienën personale për të parandaluar sadopak përhapjen e virusit.
Mëngjesin e djeshëm Presidenti Donald Trump firmosi një paketë prej 8.3 miliardë dollarësh për të luftuar virusin.