Breaking News

Iran, 1669 persona të infektuar me virusin Korona kurohen, ndërsa numri i të vdekurve shkon në 145 persona

Ministria e Shëndetësisë së Iranit ka deklaruar se deri më tani 1669 persona të infektuar me virusin Korona janë kuruar dhe janë liruar nga spitalet.

Kejanush Xhahanpur, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, sot në konferencën për shtyp deklaroi: “Në Iran, deri më tani janë regjistruar 5823 persona të infektuar me virusin Korona dhe nga kjo shifër 1669 persona janë kuruar dhe janë liruar nga spitalet, ndërsa kanë vdekur 145 persona”.