Breaking News

Zbulohet një varrezë masive me 145 trupa të krimeve të ISIS në veri të Sirisë

Autoritetet lokale në provincën Raka në veri të Sirisë kanë njoftuar për zbulimin e një varreze masive me 145 trupa të viktimave të krimeve të grupit terrorist ISIS.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se varreza masive që është zbuluar në rajonin Al-Salahbije në perëndim të qytetit Raka, u identifikua nga ekipi për reagim të parë të Këshillit Qytetar për Zbulim.

Ndërkohë ushtria e Sirisë pasi ka rivendosur kontrollin e vet mbi qytetin Serakib, ka vazhduar operacionet e veta në katër anët e këtij qyteti për ta vendosur sigurinë e plotë në këtë rajon.

Ushtria e Sirisë ditën e hënë ka çliruar përsëri qytetin strategjik Serakib ku kryqëzohen dy rrugët ndërkombëtare dhe rruga lidhëse mes qyteteve Damask, Latakia dhe Alepo nga pushtimi i terroristëve të mbështetur nga Turqia.