Breaking News

Në Francë shpallet gjendja emergjente pas përhapjes së virusit Korona

Autoritetet e Francës kanë shpallur gjendje emergjente në të gjithë vendit për t’u përball me virusin Korona.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se pallati Elize me anë të një deklarate, ka shpallur gjendje emergjente në Francë pas përhapjes së virusit të ri Korona dhe ka deklaruar: “Emmanuel Macron, presidenti i Francës, për shkak të përhapjes së virusit Korona ka anuluar të gjitha takimet administrative”.

Burimet e shëndetësisë në Francë kanë thënë se deri më tani 130 persona janë infektuar me virusin Korona në Francë. Si pasojë e këtij virusi në Francë, dy persona kanë humbur jetën.

Më parë ministri i shëndetësisë së Francës ka ndaluar organizimin e çfarëdo lloj tubimi publik.

Edhe muzeu Luvri në Paris të Francës është mbyllur që nga dita e diele për shkak të përhapjes së virusit Korona.