Breaking News

Iran, shkon në 77 numri i të vdekurve nga virusi Korona

Ministria e Shëndetësisë së Iranit ka deklaruar se deri më tani 77 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit Korona në Iran.

Alireza Raisi, zv/ministri i shëndetësisë së Iranit, të martën në konferencë për shtyp, ka thënë: “Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virusin Korona në Iran ka shkuar në 2336 dhe nga kjo shifër 77 persona kanë humbur jetën.

Raisi në vazhdim ka thënë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 835 raste të reja të personave të infektuar me virusin Korona dhe 11 persona të infektuar kanë vdekur.

Raisi gjithashtu ka theksuar se deri më tani 435 persona të infektuar me virusin Korona janë kuruar dhe janë liruar nga spitalet.