Breaking News

Shtohet numri i viktimave nga korona virusi

Numri i vdekjeve në territorin e Kinës nga korona virusi u rrit me 44 të enjten e 27 shkurtit. Këtë deklaratë e bëri Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës (NHC).

Prej tyre, 41 ishin në provincën Hubei, epiqendrën e shpërthimit të virusit. 3 viktimat e tjerë ishin jashtë provincës Hubei duke e çuar në 2,788 numrin e të vdekurve në Kinë. Rastet e konfirmuara me koronavirus në territorin e Kinës u rritën me 327 të enjten e 27 shkurtit. Prej tyre, 318 ishin në provincën Hubei. Sipas Komisionit kjo do të thotë se vetëm 9 raste të reja ishin jashtë provincës Hubei. Numri i rasteve të konfirmuara në territorin e Kinës tani është 78,824, duke e çuar numrin e përgjithshëm global në 83,045. Një total prej 36.117 pacientësh janë rikuperuar dhe janë larguar nga spitali, sipas Komisionit. Virusi korona ka nisur të përhapet që prej dhjetorit të vitit 2019 në qytetin Ëuhan të Kinës dhe deri tani është përhapur ne 30 provinca të Kinës dhe në 40 vende të botës.