Breaking News

Qeveria e Maqedonisë: Të anulohen të gjitha tubimet publike deri më 6 mars

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme e shqyrtoi informacionin lidhur me hapat e ardhshme dhe vendimet që kanë të bëjnë me parandalimin e hapjes së coronavirusit.

Ministrat e Qeverisë në mbledhje konstatuan se të gjitha masat që i ndërmori Ministria e Shëndetësisë, rekomandimet e Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin me menaxhimin me kriza, si dhe mbikëqyrja e vazhdueshme nga të cilat dalin masat e përditshme dhe rekomandimet nga Shtabi i Krizës, nga Komisioni për sëmundjet infektive, si dhe nga Instituti për Shëndet Publik, dhanë rezultatet e pritura, se situata për parandalimin e shpërndarjes së padëshirueshme të coronavirusit po realizohet tërësisht.

Në drejtim të parandalimit të mëtutjeshëm adekuat, Qeveria e pranoi propozimin e Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin për menaxhimin me kriza, të mbajtur më 27 shkurt të vitit 2020, i formuar në bazë të mendimit të Komisionit për sëmundje infektive në Ministrinë e Shëndetësisë dhe solli konkluzë që tu rekomandohet organizatorëve ti anulojnë të gjitha tubimet publike deri më 6 mars të vitit 2020.

Rekomandimi i Qeverisë ka të bëjë me tubimet publike më të mëdha të cilat janë të planifikuara për këtë periudhë, siç janë Karnavali i Strumicës, Karnevali “Proçka” në Prilep dhe të ngjashme.

Qeveria u rekomandon organizatorëve të ngjarjeve sportive, që ndeshjet në periudhën e përcaktuar deri më 6 mars të luhen pa publik.

Gjithashtu rekomandimi i Qeverisë vlen edhe për manifestimet më të mëdha argëtuese dhe kulturo-artistike.

Qeveria e RMV-së në mbledhjen e sotme rekomandoi që të gjithë organizatorët e ngjarjeve tjera publike, të gjitha vendimet ti sjellin në bazë të konsultimeve dhe mendimeve të Komisionit të sëmundjeve infektive.

Qeveria e ngarkoi Komisionin për sëmundje infektive të vazhdojë ta informoj Qeverinë, Komitetin drejtues për koordinim dhe menaxhim me sistemin për menaxhim me kriza dhe Shtabi i krizave për gjendjen epidemiologjike për korona virusin, që të planifikohen hapat e ardhshëm në parandalimin dhe përballimin me situatën.