Breaking News

Mostra e parë iraniane për identifikimin e koronavirusit

Dijetarët dhe shkencëtarë iranianë kanë zbuluar mostrën e parë për zbulimin dhe diagnostikimin e koronavirusit.

Kjo mostër është prodhuar në ministrinë e mbrojtjes dhe forcave të armatosura. Këto mostra përbëjnë aparatin kryesor diagnostikues të sëmundjes dhe personave të prekur nga virusi korona dhe janë prodhuar nga ekspertët dhe dijetarët vendas. Sipas raportit të ministrisë së shëndetësisë së Iranit deri tani 8 persona kanë humbur jetën dhe 43 të tjerë janë infektuar me virusin korona në Iran. Virusi korona ka nisur të përhapet që nga dhjetori i vitit 2019 në qytetin Wuhan të provincës Hubei në lindje të Kinës dhe burimi i tij mendohet të jenë kafshët e egra. Ky virus deri tani është përhapur në 30 provinca të kinës dhe në 25 vende të botës mes tyre në Iran, Itali, Amerikë, Angli, Australi, Tajlandë, Korenë e Jugut, Japoni, Kanada, Francë, Arabinë Saudite dhe EBA.