Breaking News

Lavrov: Bombardimi i pozicioneve të terroristëve në Idlib, nuk është çështje për t’u çuditur

Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, është shprehur optimist se bisedimet me Ankaranë do të qartësojnë çështjet përkatëse me zonat për reduktimin e tensioneve në Idlib dhe funksionimin e tyre.

Lavrov pas takimit me ministrin e jashtëm të Taxhikistanit, ka thënë: “Po përgatiten rrethanat për organizimin e një takimi mes Rusisë dhe Turqisë në lidhje me krizën në Siri. Gjatë sulmeve kundër terroristëve në Idlib, nuk ekziston asgjë e çuditshme apo e papritur. Bombardimi i pozicioneve të terroristëve në Idlib nuk është çështjeje për t’u çuditur. Në takimin e ardhshëm me Ankaranë në lidhje me Sirinë, shpresojmë që të dy palët të bien dakord që terroristët të mos jenë aktivë më në Idlib. Deklaratat e Amerikës për arritjen e një marrëveshje me terroristët në Siri, janë tërësisht të papranueshme”.

Ministri i jashtëm i Rusisë theksoi: “Fronti Nusra apo “Tahrir Sham” në mënyrë zyrtare është futur në listën e organizatave terroriste të Këshillit të Sigurimit të OKB. Emri i tyre është edhe në listën e organizatave terroriste në SHBA. Megjithëkëtë, nuk është hera e parë që funksionarët e Uashingtonit si James Jeffry, përfaqësuesi special i Amerikës për çështje të Sirisë, jep deklarata në të cilat thotë se grupi “Tahrir Sham” nuk është një organizatë e tillë terroriste dhe ekziston mundësia për zhvillimin e bisedimeve me këtë grup. Mirëpo ne i konsiderojmë tërësisht të papranueshme këto deklarata”.