Breaking News

Autoriteti Autonom i Palestinës kundërshton planin “akordi i shekullit”

Kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës edhe një herë ka kundërshtuar planin amerikano-sionist të ashtuquajtur “akordi i shekullit”.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Mahmud Abas, kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës, në një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, ka kërkuar pjesëmarrjen e këtij vendi në procesin e negociatave në bazë të ligjeve ndërkombëtare dhe planit arab për paqe.

Kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës më 11 shkurt në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB në lidhje me Palestinën, për ta zëvendësuar planin e ashtuquajtur “akordi i shekullit”, ka prezantuar një plan i cili përfshinë organizimin e konferencës ndërkombëtare për paqe dhe krijimin e një mekanizmi ndërkombëtar multilateral për çështjen e Palestinës.

Ndërkohë grupet e rezistencës dhe partitë politike dhe populli i Palestinës gjatë ditëve të kaluara kanë protestuar dhe dënuar takimin e liderëve të Autoritetit Autonom të Palestinës me krerët e regjimit sionist dhe kanë kërkuar ndërprerjen e plotë të marrëdhënieve me regjimin sionist dhe me Amerikën.