Breaking News

Guterres i shqetësuar nga zgjerimi i islamofobisë në botë

Sekretari i përgjithshëm i OKB ka shprehur shqetësime mbi nivelin në rritje të islamofobisë në botë.

António Guterres në një konferencë të përbashkët shtypi me Shah Mahmud Gurejshi ministër i jashtëm i Pakistani deklaroi: Për fat të keq sot jemi dëshmitarë të asaj se emigrantët dhe azilkërkuesit sulmohen nga politikanë radikalë. Ne duhet të luftojmë fuqishëm me islamofobinë, tha në fjalën e tij Guterres. Sekretari i përgjithshëm i OKB shtoi se përhapja e urrejtjes është një prej pasojave të islamofobisë dhe organizata që ai drejton duhet të përballet me këtë fenomen. Edhe ministri i jashtëm i Pakistanit ka shprehur shqetësimin mbi zgjerimin e islamofobisë dhe tha: Ky proces është shumë i rrezikshëm, pasi sot ai ka ndikuar në arenën politike të Evropës.