Breaking News

Turqia: Për Idlibin kemi edhe plan B dhe C

Turqia deklaroi se nëse shkelet marrëveshja e arritur me Rusinë, do të ndryshojë taktikat në provincën veri-perëndimore të Sirisë, Idlib, ku një operacion i intensifikuar anti-terrorist po zhvillohet nga ushtria siriane kundër grupeve militante.

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, në një intervistë me të përditshmen Hurriyet, tha se Ankaraja ka bërë plane alternative për provincën Idlib nëse marrëveshja e arritur me Rusinë vazhdon të shkelet. “Nëse marrëveshja vazhdon të shkelet, ne kemi Planin B dhe Planin C”, tha Akar, duke shtuar: “Ne në çdo rast themi të mos na detyrojnë, përndryshe Plani ynë B dhe Plani C janë gati”. Ministri turk i mbrojtjes paralajmëroi se “Nëse forcat siriane nuk tërhiqen deri në fund të shkurtit, ne do të ndërmarrim veprime”.