Breaking News

Presidenti francez uron homologun iranian për fitoren e Revolucionit Islamik

Presidenti i Francës në një mesazh dërguar presidentit të Republikës Islamike të Iranit, uroi qeverinë dhe popullin iranian për fitoren e Revolucionit Islamik.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, Emanuel Macron presidenti Francës në mesazhin e tij të urimit për presidentin Hasan Ruhani theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve duhen zgjeruar. Macron gjithashtu ka thënë se Franca përkrah partnerëve të tjerë evropianë po përpiqet që të ruajë marrëveshjen bërthamore. Donald Trump president i Amerikës më 8 Maj 2018 tërhoqi në formë të njëanshme Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore që është një marrëveshje ndërkombëtare dhe vendosi rikthimin e sanksioneve bërthamore kundër Iranit. Në anën tjetër Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE u shprehën pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore me anë të krijimit të sistemit INSTEX. Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimit konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.