Breaking News

Numri në rritje I viktimave nga koronavirusi

Ministria kineze e shëndetësisë njoftoi se numri i viktimave nga virusi korona ka arritur në 811 persona.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kinë është më shumë se 904 pasi 103 njerëz vdiqën në provincën qendrore kineze Hubei dje, tha komisioni shëndetësor i provincës në faqen e tij të internetit. Për shkak të këtij informacioni, dje u shpall dita më vdekjeprurëse që nga fillimi i virusit në qytetin kinez Wuhan. Kjo shifër (904) është më e madhe se numri i njerëzve që vdiqën nga SARS (650) në Kinë dhe Hong Kong nga viti 2002 deri 2003. Për më tepër, 2,841 pacientë u regjistruan zyrtarisht të infektuar në provincën Hubei, duke e çuar numrin e përgjithshëm të pacientëve në mbi 34,000. Në anën tjetër, zyrtarë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kinë, kanë njoftuar se një shtetas amerikan ka vdekur në Wuhan, që është qendra e përhapjes së sëmundjes.