Breaking News

Merkel fton Kurtin në Berlin

Të shtunën, kancelarja gjermane Angela Merkel, ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti. Merkel me këtë rast e ka ftuar Kurtin për vizitë në Gjermani.

Ftesën gjatë ditës edhe zyrtarisht ia ka dërguar Kurtit, ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter,  Heldt ka thënë se është i lumtur që personalisht po ia dorëzon këtë ftesë Kurtit. Ambasadori gjerman ka thënë se qytetarët e Kosovës meritojnë zhvillim duke përmendur luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe në fund edhe përmbylljen e dialogut.