Breaking News

Tirana zyrtare përshëndet marrëveshjen për krijimin e qeverisë së Kosovës

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta përshëndet arritjen e marrëveshjes mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës për bashkëqeverisje.

Në një postim në facebook, Meta thotë se një qeverisje e qëndrueshme është në interes, jo vetëm të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit. “Përshëndes ngrohtësisht arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje të Lëvizjes Vetëvendosja (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) si dy parti fituese të zgjedhjeve të përgjithshme të 6 tetorit 2019 në Kosovë. Një qeverisje e qëndrueshme është në interes, jo vetëm të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit”, shkroi Meta. Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga z.Albin Kurti i uroj suksese dhe arritje sa më të mëdha në të mirë të Kosovës në sfidat që e presin. Edhe kryeministri Rama i ka uruar suksese VV-LDK në formimin e qeverisë së re dhe në qeverisjen e Kosovës.”Uroj të kemi një bashkëpunim sa më të dobishëm për shqiptarët këtej e andej kufirit dhe pres me padurim të shtrojmë në tryezë çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve e të sipërmarrjeve në kufirin tonë” shkruan Rama në twitter. Krijimin e qeverisë në Kosovë e përshëndeti edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, duke e cilësuar akt ndershmërie dhe pjekurie politike e një vizioni të qartë të drejtuesve të LVV dhe LDK.