Breaking News

Iran: Arabia Saudite ka parandaluar pjesëmarrjen e Iranit në takimin e Xhedas

Qeveria e Arabisë Saudite ka penguar dhe parandaluar pjesëmarrjen e delegacionit të Republikës Islamike të Iranit në takimin e OBI në Xheda ku do të analizohet plani Akordi i Shekullit.

Kështu ka deklaruar Abas Mousavi zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit i cili duke reaguar ndaj këtij veprimit të regjimit të Arabisë Saudite ka thënë: Edhe pse sekretari i përgjithshëm i OBI ka ftuar Iranin, si një vend aktiv i kësaj organizate, që të marrë pjesë në takimin për shqyrtimin e planit Akordi i Shekullit, mirëpo Arabia Saudite ku edhe ndodhet selia e OBI ka shkelur dispozitat e vendit organizator dhe nuk ka lëshuar viza për delegacionin e Republikës Islamike të Iranit. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ndër të tjera shtoi: Procesi i ndalimit të delegacioneve përfaqësues të disa vendeve anëtare të OBI mes tyre Iranit ka nisur prej muaj më parë. Ministria e jashtme ka dërguar një notë zyrtare proteste pranë sekretariatit të OBI dhe përmbajtja e kësaj letre do të shpjegohet për anëtarët e tjerë të organizatës. Duke qenë se Arabia Saudite nuk tregohet korrekte në dhënien e vizave, atëherë ky vend nuk plotëson kushtet për të qenë vendi ku ndodhet selia e OBI. Pas prezantimit të planit të ashtuquajtur Akordi i Shekullit nga presidenti amerikan Donald Trump, me propozim të AAP dhe me ftesë të sekretarit të përgjithshëm të OBI është rënë dakord për organizimin e një takimi të jashtëzakonshëm të komitetit ekzekutiv të kësaj organizatë në nivel ministrash të jashtëm nga 2-3 shkurt në selinë e sekretariatit të OBI në Xheda të Arabisë Saudite.