Breaking News

Greqia nuk u jep trajtim mjekësor fëmijëve emigrantë

Shumë nga emigrantët në Greqi dhe sidomos fëmijët nuk marrin trajtimin e duhur mjekësor.

Gazeta austriake Kurir, raporton se qeveria greke ka ndërprerë shërbimin mjekësor për rreth 55 mijë emigrantë dhe kjo ka krijuar kushte katastrofike sidomos për fëmijët. Ndërkohë 363 emigrantë të mbetur në ujërat e Mesdheut prej ditësh nuk po arrijnë të zbarkojnë në portet e afërta, në Maltë apo Itali. Misionet humanitare thonë se gjendja e tyre është rënduar dhe bëjnë apel për ndërhyrje urgjente. Organizata humanitare spanjolle “Open Arms” i ka bërë apel Italisë për zbarkimin e 363 emigrantëve të shpëtuar në Mesdheun Qendror. Shumë prej personave ishin nisur ditët e fundit me barka gome dhe mjete të tjera druri klandestine nga Libia duke pasur për destinacion Europën. Organizata njoftoi se më shumë se gjysmën e personave i priste vdekja e sigurt për shkak të mjete të pasigurta, ndërsa gjendja fizike e njerëzve në bordin e tyre po ashtu ishte tepër e rënduar. Në njoftimin në rrjetet sociale, organizata postoi edhe torturat që ishte dashur të duronte një 17-vjeçar somalez, prindërit e të cilit ishin ekzekutuar nga grupet terroriste ndërsa ai vetë kishte zgjedhur arratisjen nga vendi për t’i shpëtuar dhunës. Në orët e fundit u refuzuan tentativat e anijes humanitare për të zbarkuar në portet malteze.