Breaking News

Franca kritikon planin Akordi i Shekullit

Ministri i jashtëm i Francës duke kritikuar planin akordi i Shekullit, atë e cilësoi akordin e turpshëm të shekullit dhe tha se për Parisin kanë lindur shumë pyetje lidhur me këtë plan.

Jean Yves le Drian, ministër i jashtëm i Francës duke iu drejtuar hartuesve të planit Akordi i Shekullit deklaroi se në kushtet aktuale ndërmarrja e veprimeve të njëanshme nuk ka asnjë dobi. Shefi i diplomacisë franceze deklaroi se Parisi mbështet kërkesën e palestinezëve për shqyrtimin e planit Akordi i Shekullit në OKB, si dhe mbështet analizimin e kësaj çështjeje në KS të OKB. Emanuel Macron president i Francës gjithashtu më 30 janar ka thënë se për vendosjen e paqes është e nevojshme pëlqimi i të dyja palëve, sepse paqja nuk mund të vendoset vetëm me njërën palë. Donald Trump president i amerikan ditën e martë së bashku me Beniamin Netanyahu kryeministër i regjimit sionist nga Shtëpia e Bardhë prezantoi planin Akordi i Shekullit. Plani në fjalë është një plan i ri i propozuar nga qeveria amerikane që ka për qëllim eliminimin e të drejtave të palestinezëve. Plani Akordi i Shekullit është hartuar në bashkëpunim dhe me akordimin e disa vendeve arabe mes tyre Arabia Saudite. Ky plan Kodsin e shenjtë ia jep regjimit sionist dhe ndalon forcat e rezistencës dhe të shpërngulurit palestinezë nga e drejta e tyre e kthimit në vendin e tyre. Sipas këtij plani Palestina do të jetë sovrane vetëm mbi territoret e mbetura në BPLJ dhe në rripin e Gazës. Të gjitha grupet dhe partitë politike në Palestinë janë shprehur haptazi kundër këtij plani. Shumë personalitete, vende dhe funksionarë politikë dhe fetarë nga e gjitha bota dhe sidomos nga popujt myslimanë, e kanë dënuar këtë plan.