Breaking News

Plani për largimin e Iranit nga NPT dorëzohet në Parlament

Një grup ligjvënësish iranianë kanë paraqitur një mocion në Parlament duke kërkuar tërheqjen e Republikës Islamike nga Traktati i Mospërhapjes së Armëve Bërthamore (NPT) pasi tre nënshkruesit evropianë të marrëveshje bërthamore të vitit 2015 nuk arritën të përmbushin angazhimet e tyre kontraktuale pas daljes së SHBA nga kjo marrëveshje.

Një anëtar i Bordit Kryesues të Parlamentit iranian, Mahmud Sadeki, tha të martën se mocioni ishte përgatitur pasi treshja evropiane – Franca, Britania dhe Gjermania – aktivizoi një mekanizëm mosmarrëveshjeje, e cila mund të çojë në rivendosjen e sanksioneve të  Këshillit Sigurimit të OKB kundër Iranit. “Ky kërcënim është shumë i palogjikshëm dhe i papranueshëm, sepse Irani ka reduktuar angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore pas shkeljes së detyrimeve të SHBA”, tha Sadeki. Irani, shtoi ai, “nuk ka qenë iniciatori i shkeljeve të marrëveshjes bërthamore dhe thjesht ka miratuar një masë hakmarrëse kundër shkeljes së marrëveshjes nga palët e tjera.” Ende nuk është e qartë se kur ligjvënësit iranianë do të diskutojnë mocionin dhe do ta vendosin atë për votim. Për t’u bërë një ligj, propozimi duhet të miratohet nga ligjvënësit dhe më pas të verifikohet nga Këshilli Kushtetues i Iranit që shqyrton pajtueshmërinë me Kushtetutën.