Breaking News

Pompeo pohon rolin e tij në ekzekutimin e gjeneral Kasem Sulejmani

Sekretari amerikan i shtetit ka pohuar se ka ndikuar në vendimmarrjen e Donald Trump, presidentit të Amerikës, për ekzekutimin e gjeneral Kasem Sulejmani.

Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit në një fjalim të mbajtur në Florida, veprimin burracak të Amerikës në asgjësimin e gjeneral Kasem Sulejmanit e ka quajtur një akt të guximshëm dhe deklaroi se ai ka qenë pjesë e vendimit për kryerjen e operacionit për asgjësimin e komandantit të forcave Kods të gardës revolucionare. Më herët burimet mediatike kishin njoftuar se Mike Pence zv/president i Amerikës dhe Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit i kishin kërkuar presidentit Donald Trump të jepte urdhrin për ekzekutimin e kreut të forcave Kods të gardës revolucionare të Iranit. Gjeneral Kasem Sulejmani komandant I forcave Kods të gardës revolucionare dhe Abu Mehdi Muhandes zv/kreu I forcave të mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak së bashku me 8 shoqëruesit e tyre, janë martirizuar më 3 janar të këtij viti pas një sulmi terrorist ajror të forcave amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit. Gjeneral Kasem Sulejmani i ishte figura kryesore e luftës kundër grupeve terroriste dhe takfiriste si ISIS në rajonin e Azisë perëndimore.