Breaking News

Kosovë, 760 njerëz vdesin çdo vit nga ndotja e ajrit

Në Kosovë, rreth 760 njerëz vdesin para kohe çdo vit, apo 90 për qind e tyre nga sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru, për shkak të ekspozimit ndaj ajrit të ndotur mjedisor.

Kështu thuhet në raportin “Menaxhimi i ndotjes së ajrit në Kosovë“, prezantuar nga Banka Botërore. Sipas këtij institucioni, shumica e këtyre njerëzve kanë më pak se 70 vjet. “Kryeqyteti Prishtina mban rreth 11 për qind të kësaj barre shëndetësore. Çmimi ekonomik i lidhur me dëmin shëndetësor nga ndotja e ajrit në Kosovë llogaritet të jetë mesatarisht rreth 240 milionë dollarë”, thuhet në raport. Ky studim aktualizon vlerësimet e kostos së një studimi të mëparshëm, duke marrë parasysh përmirësimet në monitorimin dhe ekspozimin e cilësisë së ajrit dhe të dhënat e vdekshmërisë, si dhe përparimet më të fundit metodologjike për llogaritjen e ndikimeve të vdekshmërisë specifike për moshën dhe sëmundjet dhe për vlerësimin e ndikimit shëndetësor që nga vlerësimet e mëparshme.