Breaking News

Terroristët në Siri armatosen nga NATO

Ministria e mbrojtjes e Rusisë ditën e dielë nxori një raport ku përmend rolin e NATO-s në pajisjen e terroristëve me armatime në Siri.

Sipas deklaratës së ministrisë së mbrojtjes së Rusisë thuhet se nga 16 janari e deri tani 47 ushtarakë sirianë dhe 51 civilë janë vrarë nga terroristët në zona të ndryshme të provincës Idlib. Në sulmet e tyre terroristët kanë përdorur armatime që i përkasin NATO-s. Ushtria siriane deri tani ka konfiskuar shumë herë armatime prodhim të Izraelit dhe vendeve perëndimore si Amerika. Idlibi është pika e fundit e strehimit të terroristëve në Siri. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të territoreve siriane nga grupet terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011.