Breaking News

Shërbimet informative amerikane nuk japin informacione mbi procesin e shkarkimit të Trump

Kreu i komitetit informativ të dhomës së përfaqësuesve ka bërë të ditur se shërbimet inteligjente të Amerikës nuk kanë pranuar të japin informacione lidhur me procesin e shkarkimit të presidentit.

Adam Schiff i cili kryeson grupin e prokurorëve të gjyqit për shkarkimin, në një intervistë për NBC ka thënë: Mesa duket shërbimet e inteligjencës së këtij vendi janë dorëzuar përballë presioneve të qeverisë. Schiff shtoi se Agjencia e Sigurisë kombëtare në Amerikë nuk pranon të japë informacione lidhur me përgjegjësitë vëzhguese tona në lidhje me Ukrainën dhe kjo është një çështje tepër shqetësuese. Schiff shtoi se ky organ refuzon tu japë informacione senatorëve. Schiff, tha se CIA amerikane po ndjek të njëjtin metodë dhe nuk pranon dhënien e informacioneve. Presidenti Trump akuzohet për abuzim pushteti dhe pengimin e punës së kongresit, në procesin e hetimit lidhur me bisedën e tij telefonike me presidentin Ukrainës të cilit i ka kërkuar favor të kryejë hetime mbi djalin e Joe Biden, kandidati demokrat për zgjedhjet e vitit 2020. Dosja e shkarkimit të Trump është dërguar në Senat. Senati nga ana e tij ka bërë të ditur se seanca e procesit të shkarkimit do të mbahet më 21 janar.