Breaking News

Deklarata e parlamentit në përgjigje të sjelljes së Evropës kundër marrëveshjes bërthamore

Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit kanë deklaruar se veprimi i Anglisë, Gjermanisë dhe Francës në aktivizimin e mekanizmit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në marrëveshjen bërthamore, tregon qartë poshtërimin e këtyre vendeve nga shteti terrorist i Amerikës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Gjermania Anglia dhe Franca të martën e kaluar me anë të një deklarate të publikuar në Bruksel, kanë aktivizuar mekanizmin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në marrëveshjen bërthamore. Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit ditën e diele me lëshimin e një deklarate, kanë deklaruar: “Aktivizimi i mekanizmit Mashe në marrëveshjen bërthamore nga ana e shteteve evropiane, e ka bërë të qartë se problemi i tyre nuk është pala iraniane, por problemi i tyre është ndjekja dhe nënshtrimi poshtërues i tyre ndaj politikës së Amerikës. Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit kanë theksuar: “Në sferën e marrëveshje bërthamore dhe gjithashtu në lidhje me qëndrimin dhe bashkëpunimin me ANEA-në, do të marrin vendim serioz në mënyrë që t’u bëhet e çartë perëndimorëve dhe në mënyrë të veçantë shteteve negociatore në çështjen e atomike, se Republika Islamike e Iranit nuk do të hamendet fare në marrjen e vendimeve të prera”. Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit gjithashtu pjesëmarrjen e ambasadorit të Anglisë në tubimet protestuese të paligjshme në Teheran, e kanë cilësuar veprim të ulët dhe të paligjshëm dhe në kundërshtim me normat diplomatike.  Më herët Josep Borrel, shefi i politikës së jashtme të BE deklaroi se Evropa nuk kërkon rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Josep Borrel duke reaguar ndaj deklaratës së përbashkët të Gjermanisë, Francës dhe Anglisë kundër Iranit, deklaroi se qëllimi i kësaj deklarate është gjetja e rrugëzgjidhjeve dhe kthimi në respektimin e plotë të marrëveshjes bërthamore. Tre vendet e lartpërmendura në deklaratën e tyre njoftuan aktivizimin e mekanizmit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në kuadër të marrëveshjes bërthamore, si reagim ndaj hapave të Iranit për uljen e zotimeve të tij në këtë marrëveshje. Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian tha se blloku është ende i interesuar të ruajë marrëveshjen bërthamore me Iranin në funksion të uljes së tensioneve në rajonin e Azisë Perëndimore. Josep Borrell e bëri deklaratën, në një takim me Ministrin e Jashtëm të Iranit Muhamed Xhavad Zarif në margjinën e Forumit Raisina Dialogue 2020 në kryeqytetin Indian, Neë Delhi. Borrell nënvizoi interesin e vazhdueshëm të Bashkimit Evropian për të ruajtur marrëveshjen, duke shtuar se kjo tani është më e rëndësishme se kurrë në dritën e përshkallëzimeve të rrezikshme në Azinë Perëndimore dhe rajonin e Gjirit Persik. Të dy palët ranë dakord të qëndrojnë në kontakt të ngushtë dhe të vazhdojnë angazhimin e tyre në javët në vijim. Zarif, nga ana e tij, theksoi gabimet dhe neglizhencën e vendeve evropiane në lidhje me angazhimet e tyre në marrëveshjen bërthamore, duke i nxitur ata të korrigjojnë sjelljen e tyre aktuale ndaj Iranit.